Home LAJME Zyrtarët e Turqisë e kritikojnë Organizatën e Konferencës Islamike

Zyrtarët e Turqisë e kanë kritikuar Organizatën e Konferencës Islamike dhe sekretarin e saj gjeneral, përndryshe turk, pse nuk ka marrë qëndrim të qartë kundër dhunës në Egjipt.

Siç raporton AP, Zëvendëskryeministri turk, Bekir Bozdag ka deklaruar se Sekretari gjeneral OKI-së, Ekmeledin Ihsanoglu duhet të ofrojë dorëheqje, në vend që të drejtojë këtë organizatë e cila edhe më tej mbetet pasive kur bëhet fjalë për dhunën në Egjipt.

Në një intervistë për gazetën turke Hurriyet, Ihsanoglu ka deklaruar se ai personalisht e ka quajtur “krim” dhe “shkelje e të drejtave të njeriut” ngjarjet në Egjipt, por sipas tij, OKI numëron 57 anëtare dhe funksionin sipas parimit të konsensusit.

Edhe zëvendës kryetari i partisë qeverisës në Turqi, Hysejin Çelik ka kritikuar sekretarin gjeneral të OKI-së në një postim të tij në Twitter.

Përndryshe, Ankara zyrtare e përkrahë ish presidentin egjiptian Muhamed Mursi dhe ashpër ka kritikuar grusht-shtetin ushtarak të 3 korrikut si dhe dhunën që ushtria ka ushtruar mbi përkrahësit e tij./Almakos