Home SPORT Zyrtare: Parma në duart e kinezve, Crespo në krye të klubit

Njëra nga klubet që ka prodhuar shumë talent, Parma para 2 vitesh ka pasur “tragjedinë” më të madhe në histori, ku pas borgjeve të mëdha shpalli falimentimin.

Pas vetëm dy vitesh nga rikrijimi, ata arritën të ngjiten në Serie B dhe tani po shihet dritë në fund të tunelit.

Parma nga sot do të jetë në pronësi të njo koncersiumi kinez, ku kanë blerë rreth 60% të aksioneve, ku 30% do t’i mbetën bashkësisë lokale dhe 10% një pjese të shoqatave të futbollit.

Gjithashtu, klubi italian i cili ishte fillimi i shumë futbollistëve të njohur do të rikthej njërin nga legjendat e njohura, Hernand Crespo.

Ish-sulmuesi i Chelseas dhe Milanit do të bëj rolin e zëvëndës presidentit.

Pronarët e rinj kanë projekt ambicioz dhe dëshirojnë ta rikthejnë Parmën në Serie A, vetëm tre vite pas falimentimit.