Home LAJME Zyrtare: Caktohet dita e mbajtjes së Konventës të Lëvizjes Politike ‘BESA’

Përfaqësuesit e Këshillit Nismëtar për themelimin e Lëvizjes politike “BESA” gjatë ditës së sotme e kanë vendosur datën e mbajtjes së Konventës.

Deri më tani në opinion ka patur shumë dilema rreth asaj se kur do të bëhet promovimi i kësaj Lëvizje Politike, dhe kush do të jenë bartësit e saj, por duket se gjithçka do të bëhet e qartë më 22 Nëntor, dita që është caktuar të mbahet Konventa e Lëvizjes Besa, ku edhe do të mësohen përfundimisht emrat e Përfaqësuesve të Këshillit Nismëtar të BESA.

Këtë gjë për Almakos e ka konfirmuar edhe njëri nga iniciuesit e Lëvizjes Politike Besa, Afrim Gashi i cili konfirmon informatën se me 22 nëntor do bëhet promovimi i kësaj lëvizjeje politike.

“Po është e vërtetë se sot kemi mbajtur mbledhjen ne si Këshill Nismëtar për themelimin e Lëvizjes Politike Besa, dhe është vendosur nga shumica prej nesh që promovimi i kësaj Lëvizje të bëhet me datë 22 Nëntor, pra këtë muaj. Emrat e përfaqësuesve të kësaj lëvizje politike, programi e synimet tona, si dhe gjitha çështjet tjera do të bëhen të qarta më 22 Nëntor, për gjithë opinion”, – tha Gashi për Almakos.

Ndryshe, javë më parë Almakos kontaktoi edhe njërin ndër themeluesit e subjektit të ri Besa, e ai është gjuhëtari Zeqirija Ibrahimi, i cili tha ndër të tjera se këtë muaj do të bëhet promovimi i Lëvizje Politike ‘Besa’./Almakos