Home LAJME Zvicra pa Shaqirin kundër Sllovenisë

Kombëtarja e Zvicrës në futboll do të jetë pa yllin shqiptar, Xherdan Shaqiri kundër Sllovenisë, të martën në Bern, në ndeshjen e fundit eliminatore për Botërorin 2014. 22-vjeçari udhëton për në Munich për shkak të dëmtimit në shpinë që e mori ndaj Shqipërisë, të premten në Tiranë. Ky nuk është lajm i mirë për tifozët e Zvicrës, sepse ata nuk mund ta shohin kundër sllovenëve.

Autori i golit të parë në Tiranë ka thënë se ka pasur probleme në kofshë, por nuk bëhet fjalë për një lëndim serioz. “Gjatë pushimit mes dy pjesëve në Tiranë i thashë trajnerit që të vazhdojë të luajë dhe ajo u shpërblye me gol”, ka thënë Shaqiri. Ky i fundit është larguar nga loja në pjesën e dytë, respektivishtë në minutëne 52-të, ndërsa në vend të tij hyri Admir Mehmedi. Shaqa të dielën nuk do të jetë me kombëtaren ne Rapperswil, por do të niset për në Munih te Bayerni.