Home LAJME Zvicër: Në mungesë të xhamisë, falet Bajrami në kishë

Kisha protestante e Payernes ka ofruar një sallë për faljen e Bajramit për besimtarët mysliman pas kërkesës së tyre.

Pasi myslimanët e Payernes nuk kanë ndonjë vend ku mund të kryejnë adhurimet e tyre ata iu drejtuan kishës për tua lëshuar një hapësirë për faljen e namazit, trasnmetojn mediat vendore.

Gjatë faljes së namazit morën pjesë edhe anëtarë të kishës për tu solidarizuar me besimtarët mysliman. Imami i Gjenevës Soufiane Mhedjiri kishte thënë se Islami nuk ndalon besimtarët mysliman të falën në kishë në rast se nuk gjendët ndonjë hapësire tjetër për ti kryer ceremonitë fetare por se vendi duhet të jetë i pastër dhe të mos ketë statuja fetare.