Home SPORT Zidane: Wenger është modeli që unë ndjek

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane e vlerëson maksimalisht trajnerin e Arsenalit, Arsene Wenger, teksa e ka cilësuar si modelin që ai ndjek.

Menaxheri i Arsenalit përsëri është nën presion pas një fillimi të dobët të sezonit, ku tifozët dhe emra të njohur të futbollit kërkojnë largimin e tij.

Megjithatë, trajneri i suksesshëm i Real Madridit, Zidane ka vlerësim maksimal për bashkëkombësin e tij, të cilin e cilëson si modelin që e ndjek në zejen e trajnerit.

“Wenger është një model për të gjithë ne”, ka thënë fillimisht Zidane për mediat spanjolle.

“Ajo që bëri dhe vazhdon të bëjë është e mrekullueshme, ajo që ende vazhdon të bëjë sot është po ashtu e mrekullueshme. Kështu që unë kam respekt për të”.

“Arsene, tani unë jam njëri nga ju, të paktën shpresoj, sepse bëjmë të njëjtën gjë”, përfundoi trajneri i Realit.