Home LIFESTYLE Zidane: CR7 nga një tjetër planet, Ramos është lider

Ylli i Real Madridit Cristiano Ronaldo është nga një tjetër planet dhe është më i miri në botë, ndërsa Sergio Ramos është lider ka thënëe trajneri Zinedine Zidane.

Ronaldo, 32 vjeç, ka gëzuar një tjetër sezon fantastik në 2016-17, duke shënuar 42 gola në të gjitha garat, dhe duke ndihmuar Real Madridin të fitojë La Ligën dhe Ligën e Kampionëve.

Përveç Ronaldos, paraqitje fantastike ka pasur edhe kapiteni i skuadrës, Ramos, i cili jo rrallëherë ka qenë vendimtar me ndërhyrjet apo edhe me golat e tij.

Këto paraqitje të mira dhe trofetë e fituara në sezonin e fundit kanë bërë që trajneri Zidane të thurë lavde për lojtarët e tij.

Zidane gjithashtu lavdëroi edhe bashkëkombësin e tij Karim Benzema, të cilin e cilëson si talent.

“Ramos është lider, Cristiano është nga një tjetër planet dhe Benzema është një talent i pastër”, ka thënë Zidane për beIN Sports.