Home LAJME Ziadin Sela: Aliu e Menduhi kanë një ‘Boss’ që i koordinon, dhe...

Mes qindra mbështetësve të Lëvizjes për Reforma të PDSH-së, sonte në Sllupçan të Kumanovës Ziadin Sela formoi këshillin iniciues të kësaj Lëvizje ku u zgjodh Ardian Demiri.

Ai para simpatizueseve u ndal tek stema e Maqedonisë që është fyese për shqiptarët, ku sipas tij shqiptarët kanë vetëm një simbol.

“Nga do që rrotullohem këtu në shkollën Faik Konica shoh Kuq e Zi, gjithandej shqiponja, nuk shoh asnjë luan. Këto të BDI-së duan të na mbushin mendjen se luani është simbol i shqiptarëve, po të jetë ashtu në shkollat e shqiptarëve do shifshim luana” u shpreh Sela.

Sela foli edhe për punën që ka nisur ku sipas tij kjo punë është e lodhshme por edhe te jep knaqësi sepse punohet për të ardhmen e fëmijëve tanë.

“Puna të cilën I kemi hyrë është e lodhshme, është e lodhshme port ë jep kënaqësi, sepse punon për atë të cilën është vlerë dhe e rëndësishme, punojmë për fëmijët tanë, punojmë për ato të cilët nuk kanë lindur dhe do ta trashëgojnë, këtë të tanishmen . Kur kemi parasysh këtë ne aspak nuk lodhemi , por përkundrazi kemi më tepër vullnet dhe na shtohen energjitë më tepër. Hapi kësaj lëvizje nuk ka për tu ndalur dhe aspak nuk shqetësohem unë, kur del kohë pas kohë dikush kryetari I komunës së Strugës, ti shoh punët e Strugës. Problemet e shqiptarëve nuk janë vetëm në Strugë, problemet e shqiptarëve janë të ngjashme si në Strugë, janë edhe në Likovë, janë në Kumanovë, e Tetovë, Shkup e gjithandej. Andaj duke zgjidhur problemet lokale nuk do të thotë se kemi zgjidhur problemet e shqiptarëve” tha ai, transmeton TetovaSot.

Gjithashtu iniciatori i Lëvizjes për Reforma të PDSH-së foli për bashkëpunimin e dy liderëve Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin “Loja që bëjnë Aliu dhe Menduhi gjoja se janë kundërshtar të devotshëm të njëri tjetrit dhe loja tjetër që vazhdon duke I bërë konkurrencë gjoja për tu bë pjesë e qeverisë, kjo është konkurrencë që ja bëjnë interesat të qytetarit shqiptarë dhe kjo natyrisht e koordinuar nga bosi I këtyre të dyve që është Gruevski “ tha në fund para banorëve të Sllupçanit Ziadin Sela.