Home LAJME ZHGËNJIM I MADH! Edhe Godelli pozitiv në testin antidoping

Burime konfidenciale konfirmojnë për Top Channel se në adresë të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes ka ardhur përgjigja e analizave për dy djemtë që përfaqësuan Shqipërinë në Kazakistan.

Ende nuk dihet substanca e ndaluar që kanë përdorur këta dy peshëngritës, por mendohet se Godelli dhe Pulaku do të kërkojnë të bëjnë edhe testin B. Daniel Godelli u shpall kampion bote në peshen 77 kg, duke marrë 2 medalje ari dhe 1 argjendin.

Ndërsa Pulaku mori pjesë në peshën 85 kg dhe zuri vendin e 10 në dygarësh. 22-vjeçari Pulaku rezultoi pozitiv edhe në Olimpiadën e Londrës në vitin 2012 dhe u pezullua për 2 vjet nga çdo garë.

Tashmë pritet konfirmimi zyrtar nga Federata sa i përket këtij sinjalizimi. Nëse konfirmohet zyrtarisht, atëherë përjashtimit të Godellit dhe Pulakut, pritet t’i shtohet edhe përjashtimi i federatës sonë të peshëngritjes nga aktivitetet ndërkombëtare. /tch