Home LAJME Zhduket pa gjurmë një person nga Tetova në Shkup

53 vjeçari nga Tetova ka denoncuar në Policinë e Tetovës zhdukjen e djalit të tij 28 vjeçar, transmeton portali Shqipmedia.

Sipas policisë, dje rreth orës 19:30 A.B (53) nga Tetova ka paraqitur në Policinë e Tetovës zhdukjen e djalit të tij E.B (28). Ai me datë 09.01.2018 për herë të fundit ka folur me babain e vet dhe i ka thënë se gjendet në Shkup. Por nga ajo ditë ai nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk ka asnjë kontakt me të.

Policia merr masa për gjetjen e personit.
Shqipmedia