Home LAJME Zhduket një shkupjan në Bit Pazar

policijarepublika-mkd-

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se në stacionin policor në Bit Pazar është denoncuar si i zhdukur shtetasi S.S (47).

Policia bëri me dije se, mbrëmjen e së hënës, rreth orës 23 e 30, shtetasi F.S ka denoncuar zhdukjen e axhës së tij, S.S.  47-vjeçari më 12 dhjetor ka dal nga shtëpi dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

Policia po ndërmerr masa për gjetjen e 47-vjeçarit të zhdukur.