Home LAJME “Zhduket” diktatori i Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka disa javë që nuk është parë në ndonjë ngjarje publike, duke përfshirë mbledhjet e rëndësishme të qeverisë, që në rrethana normale, merrte pjesë rregullisht, që nga ardhja në pushtet, në vitin 2011.

Kim nuk ka marrë pjesë në seancën e mbledhjes së lartë popullore – Parlamenti i Koresë së Veriut i përbërë nga zyrtarë të partisë dhe organizatave ushtarako-qeveritare, transmeton Telegrafi.

Një numër i mediave kanë raportuar se kjo ka lidhje me problemet e mundshme shëndetësore të liderit të Koresë së Veriut, ndërsa disa kritikë kanë vënë në dukje se Kim Jong-un në qershor kishte humbur disa kilogram.

Në një konferencë për shtyp të premten, Ministria e Bashkimit koreano-veriore nuk ka dashur të merret me spekulimet.

“Korea veriore nuk ka lëshuar ndonjë njoftim zyrtar dhe ne nuk kemi asnjë koment”, tha një zëdhënëse e ministrisë.