Home LAJME Zeqiri: Ministri i Gostivarit kërkon dënime më të larta për gostivarasit

Për shembull “me 0,7 muaj burg gjykatësit dënojnë në Gostivarë kurse 2,2 muaj burg dënohen kryesit e veprave të tilla në Shtip, dënim ky që i cili është tri herë më madh në Shtip se në Gostivar” shkruan në propozim ligjin e përfaqësuar nga ministri i drejtësisë e që ka kaluar në qeveri

Përmes modelit të ri të procedurës penale pritet që të kryesit e veprave të ndryshme penale si vjedhja, keqpërdorimi I pozitës dhe veprave tjera të dënohen në maksimum e jo në minimum. Ligji i ri për procedurë penale i propozuar nga Ministri i drejtësisë sjell ndryshime revolucionare në procedurën penale në vend, për arsyen e thjeshtë që rrënjësisht ndryshon konceptin e procedurës penale dhe të dënimeve për veprat penale. Arsyetimi është se në Republikën e Maqedonisë se politika penale imponon dënime që variojnë dhe kryesisht janë shumë të ulëta apo minimale ku kufiri i dënimit nga gjykatësit është minimal. Propozuesi i ligjit Ministri i drejtësisë jep analiza dhe krahasime duke propozuar që të formohet KOMISIONI PËR HARMONIZIMIN E POLITIKAVE PENALE për standardizimin e gjobave me arsyetim se në varësi të zonës dënimet ndryshojnë shumë. Për shembull, krimi per vepren penale “grabitje” në regjionet e gjykatave të apelit në Gostivar dhe Shtip dënohet dy herë më ëmbël (me dënime më të vogla) se sa dënimet që i akordojnë gjykatat e territorit të Shkupit dhe të Manastirit. Ministria e drejtësisë në propozim ligj në arsyetimin e propozim ligjit të propozuar thotë se për veprën penale të “shpërdorimit të pozitës zyrtare dhe autoritetit”, citojmë “për shembull me 0,7 muaj burg gjykatësit dënojnë në Gostivar kurse 2,2 muaj burg dënohen kryesit e veprave të tilla në Shtip, dënim i cili është tri herë më madh në Shtip se në Gostivar”. Shembulli tjetër për krimin rrezikimi i sigurisë në trafik në Shkup dhe Shtip dënimet janë rreth 2 muaj burg kurse në Gostivar gjykatësit e Gostivarit nuk akordojnë dënime aspak. Për veprën penale të “vjedhjes” në rajonin e apelit Shkup është dukshëm më e lartë se gjobat mesatare te vendosura për të njëjtën vepër në Manastir, Gostivar dhe Shtip.

Ministria e drejtësisë thotë se ekziston një ndryshim i madh në dënim dhe nuk ekziston një politikë uniforme penale, që do të thotë se qytetarët e Maqedonisë janë të barabartë para ligjit, por dënimi varet se ku është kryer. Sipas shpjegimit të tyre nëse kryhet në Maqedoninë perëndimore është me I lehtë. Për këtë qëllim qeveria, Ministria e drejtësisë propozon formin të komisionit harmonizimin e politikave penale që do të emërohet nga parlamenti për ti kontrolluar si do të gjykojnë dhe shqiptojnë dënime gjykatësit.