Home LAJME Zbulohet e vërteta e rripave me eksploziv e terroristëve të Londrës (Foto)

rr_1496560492-9550602

Oficerët e armatosur u përballën dhe qëlluan të dyshuarit brenda tetë minutash në Londër.

Sipas mediave, gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmit të mbrëmshëm me autobus dhe sulmeve me thika, kurse, 48 persona janë marrë në pesë spitale.

Një nga të plagosurit është oficer i Policisë Britanike të Transportit, i cili u godit me thikë pas reagimit ndaj incidentit.

Gjendja e tij është serioze, por jo e rrezikshme për jetën.

Komisari i Policisë Metropolitane Mark Rowley tha të dyshuarit kishin veshur xhaketa që dukeshin si shpërthyese por më vonë u kuptua se bëhej fjalë për mashtrim.

Ai tha se aktualisht besohej se ishin përfshirë vetëm tre sulmues.

“Ne jemi duke e trajtuar këtë si një incident terrorist dhe një hetim i plotë është në proces,” shtoi ai.

rrr_1496560485-4096295