Home LAJME Zbulohen dy administratorët e “Balenës Blu”, akuzohen për 157 vrasje

53f9e7203b190f4f4e1704e26310e58a

Quhet ndryshe loja e vetëvrasjes, pasi pas një serie sdash torturuese dhe një presioni të madh psikologjik, përfundon me vetëvrasjen. “Balena Blu” është shndërruar tashmë në terrorin e të gjithë prindërve në të gjithë botën, pasi viktima të saj bien fëmijë në moshë të pubertetit dhe gati në adoleshencë.

Mediat ndërkombëtare raportojnë deri më tani rreth 157 fëmijë të vdekur, humbje për të cilat bëjnë përgjegjës administratorët e lojës. E shpikur në Rusi, kjo lojë numëron thuajse 32 administratorë, megjithatë deri tani janë identikuar dhe arrestuar vetëm dy prej tyre.

Philipp Budeikin Philipp Budeikin, 21 vjeç është i pari i idenkuar si ideuesi i kësaj loje që çon fëmijët drejt vetëvrasjes. Ai ka rënë në prangat e policisë ruse pak kohë më parë, ndërsa pas arrestimit ka dëshmuar se i konsideron adoleshentët mbeturina dhe me spastrimin e tyre po i bën një nder botës.c529b0e5c813410324fa143b6b07a22b

Ndërsa dje, siç raporton “The Times” është arrestuar një tjetër administrator i “Balenës Blu”, i cili akuzohet për 130 vrasje. Administratori i lojës vdekjeprurëse u gjurmua nga policia ruse dhe u arrit të arrestohet pak ditë më parë. Ai kishte aktualisht 30 vajza adoleshente në një grup online që kishte hapur dhe menaxhonin lojën.

Ilya Sidorov, 26 vjeç, raportohet se ka pranuar që ka konceptuar dhe krijuar një lojë në mediat sociale e cila i vë adoleshentët përpara një sërë sdash mjaft të rrezikshme, të cilat përfundojnë me vetëvrasjen e tyre, shkruan Xing. Policia po pyet Sidorov në lidhje me instruktimin që i ka bërë një vajze 13- vjeçare në një fshat të largët rus që të hidhej poshtë një treni pasagjerësh. Vajza u dërgua në spital me dëmtime nga tentativa e saj për vetëvrasje.e8e95a9ba9efeb23af7bd27e83296295