Home LIFESTYLE Zaev prezantoi 100 ditëshin e punës së Qeverisë – VIDEO

Kryeministri Zoran Zaev ka prezantuar sot aktivitetet e qeverisë në 100 ditët e para duke theksuar se në punën e sa kanë qenë me prioritet pesë përcaktime, kthimin e parave tek qytetarët, sigurimin e zhvillimit ekonomik, jetë më të mirë, vendosjen e institucioneve në shërbim të qytetarëve, reformat, promovimin e Maqedonisë si shtet mik me fqinjët dhe forcimin e rrugës së integrimit euroatlantik. “Fjala e dhënë tani është realitet, fjala e dhënë tani është shndërruar në përfitime konkrete”, deklaroi Zaev duke prezantuar punën e kabinetit të tij në 100 ditët e para të qeverisjes. Ai foli edhe për raportet ndëretnike duke u ndalë në çështjen e gjuhës e cila siç tha është pika e fundit e Marrëveshjes së Ohrit që pritet të merr zgjidhje.