Home LAJME Zaev: Kemi deklaratën e një ministri që thotë ‘zgjedhjet për ne janë...

Lideri i LSDM-së opozitare, Zoran Zaev, vazhdon në mënyrë të dozuar të flasë për provat e “bombës” të supozuar dhe dokumentet që i ka për pushtetin. Në paraqitjen e djeshme në tribunë partiake në Berovë, ai tha se një nga provat që i kanë, ministër në kreun e pushtetit ka thënë se zgjedhjet e fundit për ta kanë qenë çështje për “jetë ose vdekje”, që sipas Zaevit, vetvetiu flet shumë. Lideri i LSDM-së sërish nuk tregoi se kur do i publikojë provat për të cilat flet tashmë një kohë të gjatë.

“Një nga provat, që ekziston si dokument dhe që do publikohen në kushte të përshtatshme sigurie, që do garantojnë sukses, është dëshmia e një ministri. Ai thotë: “Për ne këto zgjedhje janë, jetë a vdekje”. Ministër në krye të pushtetit. Një nga ato mijëra prova që kemi e dëshmon këtë. Çfarë do të thotë kjo që për ta këto zgjedhje janë jetë a vdekje? Kjo tregon gjithçka. Për detajet, do vijë koha dhe do i shihni”, theksoi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.