Home LAJME Zaev i gënjeu shqiptarët për avancimin e gjuhës shqipe

sela-zaev-ahmeti-almakos

Koalicioni i ri qeveritar ka hedhur edhe pikën e fundit nga deklarata e përbashkët e partive shqiptare, zyrtarizimi i plotë i gjuhës shqipe.

Jo vetëm kjo, por siç njofton Alsatm-M, tanimë nuk do të realizohet as avancimi i gjuhës shqipe që ishte një nivel më poshte se ajo që kërkonin partitë shqiptare. LSDM ka njoftuar edhe zyrtarisht se në pakon e 30 ligjeve prioritare që do të votohen në Kuvend, nuk do të jetë ligji për avancimin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe.

-Aktualisht nuk është planifikuar afat konkret që përcakton se kur ligji për përdorimin e gjuhëve do të hyjë në procedure parlamentare. Qeveria është duke përgatitur 30 ligje paketë që përfshijnë çështje të tjera që janë të lidhura direkt me përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe kjo pike nuk është në mesin e tyre, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Ylli i BE-së në iniciativën për avancimin e përdorimit të shqipes do të nënkuptonte miratimin e këtij ligji me procedurë të përshpejtuar në Kuvend. Ish zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare me LSDM-në për draft versionin e ligjit, pati deklaruar se ligji do të etiketohet me yll ose do të votohet para formimit të Qeverisë, si garanci për miratimit e tij.

-Është një variant që të miratohet ose të futet në Kuvend menjëherë pas formimit të Qeverisë. Këtu ka një lehtësim për shkak se në atë mënyrë futet në ligjet janë me “yll” ose që janë në procesin e integrimit në BE dhe ato ligje kanë kufizime dhjetëditore për miratim. Është edhe një variant tjetër që na jep neve më shumë siguri që të miratohet para formimit të Qeverisë, kishte thënë më herët Bujar Osmani.