Home LIFESTYLE Zaev e fton në takim Thaçin

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev gjatë ditëve të ardhshme do ta takoj kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi. Lajmi bëhet i ditur për INA nga burime partiake nga radhët e socialdemokratëve.

Sipas informacioneve, Zaev ka thirrur Thaçin, ndërsa për detajet e takimit pritet të dalin dy partitë.

Nuk bëhet e ditur se cili është qëllimi i këtij takimi dhe se a do ti bëhet ofertë PDSH për të qenë pjesë e Qeverisë, apo do të kërkohet vetëm përkrahje për ligje që kanë të bëjnë me shqiptarët dhe për çështjet e integrimeve euroatlantike.