Home SPORT Xhaka rrezikon Botërorin

Granit-Xhaka-Borussia-Monchengladbach

Granit Xhaka deri më tani ishte lojtar i rëndësishëm i Borussia Monchengladbachut. Por, mesfushori kosovar kohët  e fundit ka filluar ta ngrohë bankinën.

21 vjeçari nuk u inkuadrua në lojë nga minuta e parë, në duel me Hertha Berlinin gjatë fundjavës që shkoi, gjë që ka filluar ta shqetësojë reprezentuesin zviceran.

“Isha në formë. Nuk mund të them diçka tjetër”, ka thënë Xhaka.

Mediat e huaja kanë raportuar se Xhaka mund ta humbasë vendin në ekipin e titullarëve te Përfaqësuesja e Zvicrës në Botërorin ‘Brazili 2014’, nëse nuk aktivizohet rregullisht në skuadrën gjermane në Bundesligë.