Home LAJME Xhaferi: Terrorizmi është dukuri negative globale të cilin mund ta fitojmë

talat_xhaferi

Terrorizmin mund ta fitojmë përmes sigurisë dhe promovimit të vlerave demokratike të përbashkëta të qenies njerëzore.

Kjo dukuri mund të fitohet vetëm me angazhimin e të gjitha resurseve shoqërore, përfshirë edhe ato funksionale, politike, ekonomike, juridike dhe sistemeve sociale.

Këtë e ka theksuar ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, në fjalimin e Forumit ” 2 Be Secure”, i cili mbahet sot dhe nesër në Budva të Malit të Zi.

Sipas kumtesës së Ministrisë së Mbrojtjes, ministri Xhaferi ka theksuar se që të mund të luftojmë me sfidën e terrorizmit, i cili gjithmonë është një hap para nesh dhe vazhdimisht evoluon, është e nevojshme të kuptohet esenca e tij, shkaqet për paraqitjen dhe qëllimet të cilat dëshiron t’i arrijë. Shtesë, ministri është përqendruar edhe në faktin se kjo dukuri i tejkalon kufijtë e shteteve nacionale, edhe pse ka regjm të cilat në nivel nacional japin mbështetje për zhvillimin e saj.

Sipas Xhaferit, terrorizmi u ngrit në nivelin e fenomenit global dhe prandaj lufta kundër tij është komplekse e ndërlikuar. “Të gjithë ne në njëfarëmënyre kontribuojmë drejt luftës kundër terrorizmit, ndërsa pjesëmarrja jonë në koalicionin antiterrorist të udhëhequr nga NATO në kuadër të forcave ISAF në Afganistan, si dhe në tashmë në misionin e përfunduar “Liri për Irakun” në Irak, paraqet pikërisht këtë”, shtoi ministri Xhaferi.

Duke u përqendruar në rëndësinë e Aleancës për eliminimin e kërcënimeve ndaj sigurisë, në korniza globale, ministri theksoi se kjo paraqet “një forcë bashkuese nën ombrellën e së cilës të bashkuar në një vend luftojnë gjitha forcat progressive në planetën tokë”. Duke shikuar në të ardhmen dhe drejt hapave të cilat duhet të ndërmerren për çrënjosjen e plotë të kësaj dukurie negative, ministri Xhaferi tha se vetëm përmes investimeve të fuqishme në sigurinë e shteteve tona, por edhe në nivel rajonal edhe nivel të zonës Euroatlantike, të shoqëruar me zhvillimin e ekonomisë, mirëqënies dhe vlerave demokratike, ne mund të arrijmë qëllimet tona, vlerëson Xhaferi.

Si shembull për këtë, ministri e theksoi edhe bashkëpunimin në rajonin e Evropës Juglindore, duke theksuar në këtë rast SHBA – Kartën e Adriatikut, e cila ka rezultuar me projekte dhe mekanzima konkrete për luftën kundër terrorizmit si pjesëmarrjen e përbashkët në shkollën për trajnim e policisë ushtarake në Kabul, Afganistan. Në këtë drejtim, ministri informoi se në vitet e kaluara, Republika e Maqedonisë ka marrë pjesë në operacionet ndërkombëtare paqeruajtëse me mbi 3.400 ushtarë, ndërsa ka sjellë edhe vendim për pjesëmarrje në misionin e ri në Afganistan “Mbështetje e Vendosur”, sigurisht, në pajtim me nevojat e Aleancës dhe kapacitetet kombëtare.

Duke bërë me dije se në suaza të karierës tij profesionale si oficer, deputet, si dhe ministër i Mbrojtjes ka shtruar pyetjen se a mund të fitohet terrorizmi, përgjigja gjithmonë ka qenë dhe është e qartë – po, mund të fitohet!

Forumi “2BS” është forum vjetor i nivelit të lartë kushtuar çështjeve të sigurisë globale, euroatlantike dhe sigurisë të vendeve të Evropës Juglindore. Karakteristikë kryesore e forumit është pjesëmarrja e përfaqësuesëve mjaft të lartë të vendeve, ekspertë dhe përfaqësues të lartë të bashkësisë akademikë. Ky forum funksionon për të kontribuar, jo vetëm drejt mendimeve kritike, por edhe të promovojë mendim taktik për reformat dhe përpjekjet për implementimin e tyre në Evropën Juglindore, ndërtim dhe përforcim të lidhjeve mes të gjitha anëve të inkuadruara dhe partnerëve me qëllim që të arrihet në një rajon i cili është më i sigurt dhe më prosperues, me kapacitete për të kontribuar drejt luftës me sfidat globale, kumtoi Ministria e Mbrojtjes.