Home LAJME Wilshere: Do të doja që Januzaj të ishte Anglez

Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere ka qartësuar komentet e tij drejtuar mediave sa i përket çështjes Adnan Januzaj për të pranuar ftesën nga mediat Angleze.

Pak më parë Wilshere kishte deklaruar se nuk mund të bëhesh Anglez nëse ke jetuar për pesë vjet atje, ndërsa tani ai kishte qartësuar këto deklarata nuk janë drejtuar për Januzaj.

“Vetëm t’i qartësojmë disa gjëra…përsëri ! Duket të jetë prirje në këtë vend, gazetari e dobët në sy të mi ! Nuk isha duke u referuar për Januzajn”, deklaroi ai në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

“Pyetja ishte nëse lojtarët e huaj duhet të luajnë për Anglinë dhe për mendimin tim mendoj se nuk duhen ! Ai është një lojtar i shkëlqyer…”.

“Do të doja që ai të ishte Anglez ! Jam i sigurtë se të shumica me mua pajtohet, edhe pse disa gazetarë duan të shpifin…përsëri!”.