Home LAJME VV: Ndëshkimi me votë i këtij pushteti është nevojë dhe detyrë

Kandidati për Kryetar të Komunës sw Prishtinws Shpend Ahmeti, së bashku me kandidatët për Asamblenë Komunale të Prishtinës Xhelal Sveçlën dhe Dardan Sejdiun takuan banorët e lagjes “Medrese” të Prishtinës, për t’i diskutuar hallet dhe shqetësimet që këta banorë kanë karshi Komunës.

Fjalën në fillim e mori Xhelal Sveçla i cili u ndal tek zhvillimet e fundit në kryeqytet dhe risolli në vëmendje se udhëheqjen e Komunës së Prishtinës me në krye Isa Mustafën, e ka kapur një panik jashtëzakonisht i madh, kanë filluar edhe të shpifin edhe të nëmin.

“Këta që na kanë qeverisur deri më sot, – vazhdoi ai – kanë filluar të bëjnë koalicione me këdo, në mënyrë që ta ruajnë sa të munden pushtetin, pasi që e dinë se kur të humbasin pushtetin, nuk do ta humbasin vetëm atë, por shumë prej tyre kanë për ta humbur edhe lirinë”. Përkundër punës jashtëzakonisht të madhe që po bëhet – tha ai – duhet të përgatitemi dhe të organizohemi edhe më shumë në mënyrë që këtij pushteti me datën 3 nëntor, t’i japim fund njëherë e mirë, duke e sjellë ndryshimin. – përfundoi ai.

Shpend Ahmeti e filloi fjalën e tij duke iu referuar një premtimi të ish-kryetarit.

“Para disa ditëve ish-kryetari u premtoi pensionistëve bileta falas për autobusë. Iu kujtua pas 6 viteve, një jave pas që e dëgjoi nga ne. Pyetja është se ku ishte ai kur pensionistët , që marrin nga 60 euro në muaj, e që nuk mund të quhet as pension, por asistencë sociale, paguajnë tash e 14 vite nga 10 euro për biletën mujore” theksoi Shpend Ahmeti.

Ndwrkaq Ahmeti ju premtoi qytetarwve se me zgjedhjen e tij si kryetar i kryeqytetit do tw ketë takime tw vazhdueshme me ta.

“Takimi me qytetarë, duhet të jetë prioritet i Kryetarit të Komunës, pasi që nëse nuk gjen kohë për qytetarët e vet, atëherë për kë do të gjejë ai – theksoi ai – duke theksuar se Lëvizja Vetwvendosje prej që ekziston organizon tubime dhe takime të vazhdueshme me qytetarë, ku informohet për hallet dhe shqetësimet e tyre dhe punon për zgjidhjen e tyre.

Për fund ai tha se “ndëshkimi me votë i këtij pushteti që thotë se i fitoj votat me duar në xhepa, përveç se është nevojë, është edhe detyrë.” – përfundoi ai.