Home LAJME Vriten dy adoleshentë nga Maqedonia dhe nëna e tyre (FOTO)

1-944-1_1521230878-8413599

Corey Fen, një burrë njëzet e nëntë vjeçar në Kanada, vrau partneren e tij dhe dy fëmijët e saj adoleshentë maqedonas.

Vrasja ndodhi dje në orën 11 të mëngjesit në shtëpinë e saj në Ontario, përcjell TetovaSot.

Corey Fen, në tërbim, ndoshta i droguar, vrau Krasimira Pejçinovski, partneren e tij bullgare e cila kishte dy fëmijë, 15 vjeçarin Roj dhe 13 vjeçaren Venalija që ishin fëmijët e martesës së parë me një maqedonas.

Krasimira kishte edhe një vajzë tjetër e cila gjatë vrasjeve ka qenë në orët e vozitjes me makinë.

Mediumet amerikane thonë se, Krasimira ka dashur ta ndërpresë lidhjen me Corey Fen-in, dhe supozohet se kjo ishte arsyeja e vrasjes.

Krasimira ka qenë në martesë disa vjeçare me shtetasin nga Maqedonia, me të cilin nga Maqedonia janë shpërngulur në Kanada.

2-222_1521230833-2409861-944-1_1521230827-71481973-94_1521230839-9959826