Home LAJME Votuan 45,79 për qind e zgjedhësve, 100 mijë votues më shumë

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, në konferencën për shtyp, që po mbahet në këto momente, deklaroi se në bazë të rezultateve të deritashme, në votimet e sotshme deri në orën 19 kanë dalë 45, 79 për qind e zgjedhësve të gjithë vendit, pa përfshirë katër komunat në veri të Kosovës pas orës 15. Po sipas saj, numri i votuesve është për 100 mijë më i madh se në zgjedhjet lokale të vitit 2009.