Home LIFESTYLE Vonohet dezinsektimi në Tetovë

Ende nuk ka filluar dezinfektimi, deratizimi dhe dezinsektimi kundër mushkonjave në komunën e Tetovës dhe komunat përreth. Në komunën e Tetovës nuk ka përgjigje nga ana e tyre kur do të fillojë. Në Gostivar, Strugë tani veçse ka filluar ky proces ndërsa zhagitet vetëm në Tetovë dhe rrethinë.

Nga qendra për shëndet publik në Tetovë theksojnë se kanë dërguar dokumentet e nevojshme tek komunat dhe janë në pritje të përfundimit të procedurave të tenderimit ndërsa më pas të bëhet dezinsektimi. Edhe pse sipas përfaqësuesve të Qendrës për shëndet publik koha më e mirë për spërkatje është muaji prill megjithatë deri tash autoritetet lokale janë vonuar më shumë se një muaj që ka bërë të ketë rritje të numrit të mushkonjave në tërë territorin e Tetovës, ndërsa kësaj situate i ka ndihmuar edhe moti me shi. Sipas tyre në këtë periudhë vetëm do të pengohet shumëzimi i mushkonjave por jo edhe zhdukja e tyre.

“Në princip asnjëherë nuk është vonë, por në praktikë më mirë me spërkatje është që të fillohet në muajin Prill dhe ne këtë çdo vit e bëjmë me qëllim që të ndërpritet cikli biologjik i mushkonjave dhe ky proces fillon në pranverën e hershme dhe duhet që të kapet periudha e lindjes së tyre pra pas tre javëve. Ne tash vetëm do të stopojmë numrin e mushkonjave ndërsa nëse fillohej në kohe me spërkatjen dhe të jeni të sigurtë se rreth 75 përqind do të reduktohej numri i mushkonjave”, thotë Ratko Davidoski, nga qendra për shëndet publik në Tetovë.

Me ndryshimet klimatike, gjithnjë e më shumë shtohen mundësitë që mushkonjat të jenë bartës të sëmundjeve të ndryshme kurse mos spërkatja në kohë është edhe një faktorë që ndikon në përhapjen e sëmundjeve të ndryshme./Shqipmedia

The post Vonohet dezinsektimi në Tetovë appeared first on Shqipmedia.