Home LAJME Vogëlushi thyen protokollin, përqafon fortë nënën që u kthye nga Afganistani (Video)

Ushtria njihet për rregullat e saj strikte dhe në sajë të tyre funksionon më së miri. Gjithçka funksionon në bazë të një protokolli, i cili zbatohet me përpikëri, por një djalë amerikan bëri që nëna e tij ta thyente protokollin për ta përqafuar atë.

Videoja mahnitëse është filmuar në Minesota dhe shihet momenti kur një grup ushtarësh sapo janë kthyer nga shërbimi i tyre nëntëmujor në Afganistan.

Të gjithë qëndronin “gatitu” para familjarëve të tyre, por 3-vjeçari Connor Waldvogel sapo pa nënë e tij në rreshtin e ushtarëve e kaloi shiritin rrethues dhe shkoi me vrap ta përqafonte.

Sigurisht që nëna e mori në krah duke e thyer në këtë mënyrë protokollin.

Ndërkohë ushtarakja tha më pas se u përpoq shumë që të mbante lotët.