Home LAJME VMRO-DPMNE: Tentimvrasja e Todorovit pasojë e dhunës që promovon LSDM-ja

vmro

Përmes një kumtese dërguar mediave, VMRO-DPMNE-ja e dënon ashpër tentimin për vrasjen e Nikolla Todorovit, ish-ministër dhe ish-deputet nga radhët e kësaj partie politike.

Kjo parti deklaron se i ka paralajmëruar pasojat e dhunës që, sipas tyre, e promovon LSDM-ja dhe OJQ-të e afërta me këtë parti, siç thonë, satelitë sorosian.

VMRO-DPMNE-ja konsideron se LSDM-ja dhe Zaevi e kanë përgatitur një kohë të gjatë terenin për akte të këtilla monstruoze, duke drejtuar gishtin edhe kah MPB-ja, që sipas tyre, heshtë për vendosjen edhe të bombës në shtëpinë e deputetit Antonio Milloshoski.