Home LIFESTYLE VMRO-DPMNE nuk merr pjesë në koordinimin e paralajmëruar në Kuvend


VMRO-DPMNE ka njoftuar se nuk do të merr pjesë në koordinimin e paralajmëruar në Kuvend. Sipas tyre Talat Xhaferi nuk është kryetar i Kuvendit ngase thonë ata, ai nuk është përzgjedhur në bazë të ligjit dhe procedurave, dhe duke u nisur nga kjo, ata nuk shohin ndonjë arsye për të ju përgjigjur ftesës së tij.

“Është koha që LSD të vetëdijesohet, të mbledh guxim dhe të siguroj datë për mbajtjen e zgjedhjeve të nevojshme lokale. Nëse krimineli Zoran Zaev është i guximshëm le të pajtohet që në kuadër të zgjedhjeve lokale të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, kanë thënë nga VMRO-DPMNE.