Home LAJME VMRO-DPMNE nuk do të marrë pjesë në takimin koordinativ

sobranie-nemiri-27-04-2017-12-1-520x313

VMRO-DPMNE ka gjasa se nuk do të marrë pjesë në takimin koordinativ mes përfaqësuesve të partive parlamentare që ka caktuar për nesër Talat Xhaferi, mëson Republika. Për VMRO-DPMNE, ai është vetëm një deputet dhe si kryetar Kuvendi u zgjodh në një mënyrë krejtësisht të paligjshme.

-Ai për momentin është uzurpator i postit kryetar Kuvendi dhe ka gjasa se i tillë do të mbetet. Ai për ne mund të jetë vetëm deputet pasi është zgjedhur në mënyrë legjitime nga qytetarët dhe ne nuk e kontestojmë. Por kryetar i Kuvendit nuk mund të quhet për shkak se ai u zgjodh në një mënyrë krejtësisht të paligjshme dhe antikushtetuese”, tha lideri i VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski.

Ndryshe, tema e takimit koordinativ është zgjidhja e mundshme pas skadimit të mandateve të autoriteteve lokale.