Home LAJME VMRO-DPMNE kërkon që Arben Taravari të jetë “me këmbë në tokë”

arben-taravari-1-520x309

Vetëm sa menduam se Arben Taravari do të jetë ministër i cili do ta shikojë ministrinë dhe punën, tani shohim një nacionaist të tërbuar i cili mezi pret të futet në konflikt në çështjet nacionale, etnike dhe partiake, thonë nga VMRO-DPMNE si reagim ndaj Arben Taravarit.

– Duke u bazuar në biografinë profesionale,  sapo menduam se Arben Taravari do të jetë një ministër solid i cili do ta shikojë punën  ministrore dhe atë profesionale, ne veç më po shohim një nacionalist të tërbuar i cili mezi pret që të hyjë në konflikt për çështje nacionale, etnike apo partiake. E porosisim të mos bëhet kryelartë, të mos hidhet, por të vetëdijesohet, që të mos vijë koha që ta lusë VMRO-DPMNE-në për diçka. Vërehet se nuk ka shumë përvojë politike dhe mendon se “do të jetë përgjithonë”, filloi të tregojë arrogancë dhe ksenofobi, që mund t’i pëlqejë shefit të tij, por nuk është mesazh i mirë për shumicën e qytetarëve të cilët presin nga ai të përmirësojë shëndetësinë – theksojnë nga VMRO-DPMNE.