Home LIFESTYLE VMRO-DPMNE brengoset nga rënia e rejtingut të BDI-së

Rezultatet e anketës së IRI-t që tregojnë se partitë opozitare shqiptare kanë rejting dukshëm më të lartë se BDI (9 me 7), kanë alarmuar VMRO-DPMNE-në, njoftojnë për “Lajm” burime partiake. Nga frika se mund të humbë partnerin më besnik që ka pasur në koalicion qeveritar, VMRO-DPMNE ka angazhuar ekspertë të saj që të këshillojnë udhëheqësinë e BDI-së, se si të sillen para opinionit shqiptar.

Në kuadër të kësaj fushate, ekspertët e VMRO-DPMNE-së i këshillojnë funksionarët e BDI-së që sa më tepër të fotografohen me hoxhallarë dhe të paraqiten në fotografi me uniforma të U:K-së. Këto këshilla janë për shkak të frikës se LSDM do t’i lëshojë në opinion incizimet për të cilat thuhet se përmbajnë biseda ku funksionarë të lartë të BDI-së shajnë figura të shenjta fetare islame, por edhe ish luftëtarë të UÇK-së.

Ekspertët e VMRO-DPMNE-së këshillojnë që anëtarët e rangut më të ulët të BDI-së përmes rrjeteve sociale të shpërndajnë sa më shumë postime, ku thuhet se Zoti i falë mëkatet, me qëllim që të influencojnë sa më tepër votuesit shqiptarë të falin “mëkatet BDI-së”, të cilat do të dalin në shesh.

Ne funksion te permiresimit te rejtingut, VMRO-DPMNE poashtu i ka dhënë leje BDI-së që sa më tepër të kritikojnë kryeministrin Nikolla Gruevski, madje edhe ta quajnë “diktator”.

Përveç këshillave se si të manipulojnë opinionin shqiptar, VMRO-DPMNE nuk ka ndërmend t’i bëjë lëshime konkrete BDI-së, për projekte që janë në favor të shqiptarëve.

Burimet tona thonë se përmes ekspertëve që i ka vënë në disponim të BDI-së, VMRO-DPMNE lan borxhin për përkrahjen që Ali Ahmeti i ka dhënë deri në fund Nikolla Gruevskit kundër Zoran Zaevit, në negociatat për zgjidhjen e krizës politike.

Sipas IRI-t, rejtngu i BDI-së për gjashtë muaj ka rënë nga 11.4 në 7 për qind. Aketa është realizuar para publikimit të “bombës 38″ të LSDM-së, e cila nxori në shesh skandalet e funksionarëve të BDI-së, si dhe ofendimet që ata ua kanë bë nënës shqiptare.