Home LAJME Vjen reagimi i PDSH-së: Stema një simbol partiak dhe tërësisht njëetnik

“A ja vlejti? Kjo pyetje është për ata 153.000 votues të BDI-së, apo më saktë ata shqiptarët në këtë numër. A ja vlejti t’i jepet vota BDI-së që për çdo ditë të poshtëron, të nënçmon, të bën të ndjehesh i pavlerë, që të vjedh e të mashtron. Një poshtërim i madh ndaj shqiptarëve ka ndodhur në mbledhjen e fundit të qeverisë ku partnerët VMRO-BDI paskan miratuar vendim për ndyshime të reja kushtetuese me çka propozohet Stemë e re shtetërore me luanin në te. Me këtë stemë Jo që nuk bëhet deetnizimi i simboleve shtetërore por ndodh e kundërta, propozohet një simbol partiak dhe tërësisht njëetnik për simbol shtetërorë!”, reagoi deputeti i PDSH-së Imer Aliu.

Sipas tij, si zakonisht pas një dëmi të bërë nga ana e BDI-së, në ditët në vijim do ndjekim tentimin për të shpëtuar nga kjo situatë, jo me tërheqje të përkrahjes por me “shqiptarizim” të luanit!