Home LAJME Vizitueshmëri masive e panairit dhe interes i madh për “Bli shtëpi, bli...

132345005

Panairin “Bli shtëpi, bli banesë” në Siti Moll-Shkup për tre ditë e kanë vizituar mijëra qytetarë të interesuar për projektin, i cili ofron ndihmë qeveritare gjatë zgjidhjes së çështjes banesore në lloj të subvencioneve të kredisë banesore.

Në panair, përveç Ministrisë së Financave, ekspozojnë edhe 20 kompani – firma ndërtimore me ofertë të banesave dhe bankave përmes të cilave mund të merren kredi banesore në kuadër të projektit. “Jemi në proces të kërkimit të banesës.

132342408

Dëshirojmë të aplikojmë për ‘Bli shtëpi, bli banesë’ sepse subvencionet arrijnë disa mijëra euro – ose si pjesë e pjesëmarrjes ose si pjesë e këstit. Kjo është ndihmë e madhe për fillim, sepse do të na mbesin para për ta pajisur banesën”, tha Iva Stojanovska nga Shkupi. Panairi “Bli shtëpi, bli banesë” zgjatë deri nesër 1 nëntor. Projekti, megjithatë, vazhdon edhe në vitin 2016.