Home SPORT VIDEO/ Tifozët e Portos, turren drejt fushës se stadiumi rrezikoi të shembet

Përgjatë mbrëmjes së djeshme ka ndodhur një episod i frikshëm në ndeshjen midis Estorilit dhe Portos. Ngjarja ka ndodhur përgjatë pushimit të ndeshjes me protagonistë tifozët e Portos.

Ata vërshuan në fushë, për shkak se tribuna ku ndodheshin filloi të shfaqte të krisura të mëdha në mure dhe të gjithë i kapi paniku nga një shembje e mundshme.

Momente të shumta ankthi për tifozët, të cilët menduan se tribuna do të shembej, dhe kështu u turrën të gjithë drejt fushës. Fillimisht forcat e sigurisë u kërkuan tifozëve të shkonin në fushë, për të parandaluar një tragjedi.

Më pas gjendja u qetësua, por gjithsesi zyrtarët e ndeshjes vendosët që ndeshja të anulohej.