Home LIFESTYLE VIDEO/ ‘Pres një fëmijë nga ty’: Shpat Kasapi merr lajmin në emision...

Duket se formatet e emisoneve televizive kanë nisur të përfshijnë çdo herë dhe më shumë lojërat me të ftuarit. E tillë është dhe kjo që i është bërë këngëtarit Shpat Kasapi në emisionin “Kojshia Show”.

Prezantuesi i emisionit fton gjatë transmetimit një vajzë nga Shqipëria, e cila prezantohet si e dashura e Shpatit. Ndërkohë, prezantuesi, në mënyrë ironike e pyet vajzën nëse është Afërdita, pyetje së cilës këngëtari i përgjigjet duke thënë se Afërdita i paska lyer flokët e zeza.

Më pas loja vazhdon, pasi modelja nga Shqipëria thotë se gjërat midis tyre janë bërë shumë serioze dhe se ata të dy po presin një fëmijë. Por, Shpati, që duket se e ka kuptuar lojën, ngrihet dhe largohet nga emisioni.

“Nuk janë gjëra që i prisja t’mi bëje. Unë erdha për respekt”, u përgjigj ai pasi këmbënguljes së prezantuesit për ta mbajtur Shpatin në studio.