Home LIFESTYLE VIDEO e re e sulmit në Gjermani/ Pamjet kur kamioni hyn mes...

Një video e re e publikuar sot nga gjermania “Bild”, tregon pamje të kamionit që mbrëmjen e së hënës hyri në një treg Krishtlindjes në Berlin.

Dymbëdhjetë persona kanë mbetur të vdekur dhe 48 të tjerë u plagosën në këtë sulm terrorist, përgjegjësinë e të cilit e morri përsipër ISIS.

Autoritet gjermane kanë shpallur në kërkim 24-vjeçarin tunizian Anis Amri, i cili dyshohet se është personi që grabiti kamionin e më pas e drejtoi mes turmës në tregun në Berlin.

Një urdhër arresti evropian është lëshuar për Amri, dhe autoritet gjermane japin një shpërblim deri në 100.000 euro kush i ndihmon me informacion për kapjen e të riut, që rezulton me precedentë të mëparshëm.

Anis Amri raportohet se kishte qenë nën mbikëqyrje më herët gjatë këtij viti.