Vetite e farave te susamit
Home SHENDETESI Vetite e farave te susamit

suFarat e susamit jane perdorur per qellime mjekesore per shkak te vetive te tyre ushqyese. Keto fara jane te pasura me kalcium, hekur, baker, zink, proteina, fosfor, vitamine E dhe B1, fibra dhe mangan.

Farat e susamit te fresketa jane te efektshme per t’i luftuar çrregullimet e lukthit dhe te zorreve, shtojne qumeshtin e gjirit te nenat e reja dhe rregullojne ciklin e çrregulluar menstrual, etj.

Susami, gjithsesi, e meriton te jete krah per krah me hudhren, mjaltin, kurkumin dhe ushqimet tjera sheruese. Gjendet lehte, prandaj nuk ka arsye per te mos e perfshire ne ushqimin e perditshem, sepse mund te parandaloje semundje te ndryshme, madje edhe te shpetoje jete.

Ne 100 grame susam gjenden 573 kalori. Edhe pse shumica e kalorive vijne nga yndyrat e çmueshme, susami permban edhe minerale te rendesishme, antioksidues dhe vitamina, te cilat jane te domosdoshme per shendetin.

Shkencetaret kane konstatuar qe vaji i susamit permireson efikasitetin e ilaçeve orale (glibenklamidi), te cilat perdoren per kontrollimin e diabeti te tipit 2.

Farat e Susamit jane veçanerisht te pasura me acide te ngopura (acidi oleinik), te cilat perbejne deri 50 per qind te acideve ne susam. Ky acid oleinik ndihmon te ulet LDL ose kolesteroli i keq dhe ritet HDL ose kolesteroli i mire ne gjak, ndihmon qe te parandalohet semundja e arterieve koronare dhe sulmi ne zemer.

Hulumtimet klinike vertetojne qe eshte i shkelqyeshem per reduktimin e gureve te dhembeve.

Vetem 100g nga farat e susamit sigurojne rreth 18g proteina (32 per qind e vlerave te rekomanduara ditore).

Susami, para se gjithash eshte burim i mire i vitaminave B kompleks, siç jane niacina, acidi folik, tiamina (vitamina B1), piridoksina (vitamina B6) dhe riboflavina.

Vetem 100 g susam permban 97 per qind te acidit folik, rreth 25 per qind te konsumimit te rekomanduar ditor. Acidi folik eshte i domosdoshem per sintezen e ADN-se, ndersa kjo eshte ne veçantie rendesishme per femrat shtatzene sepse mund te parandalohet demtimi i sistemit nervor tek foshnjat.

Kalciumi, hekuri, mangani, zinku, magnezi, seleni dhe bakri jane ne veçanti te koncentruara ne farat e susamit. Shume nga keto minerale kane rol kyç ne mineralizimin e eshtrave, ndertimin e qelizave te kuqe te gjakut, sintezen e enzimave, hormoneve, si dhe rregullimin e aktivitetit te muskujve te zemres dhe te skeletit.

Burimi: Sherohu.com

http://sherohu.com/farat-e-susamit-ilac-natyral-i-mrekullueshem