Home LAJME Vetëvendosje e kënaqur me procesin zgjedhor

Janë të rralla rastet kur Vetëvendosje ka shprehur kënaqësi në procese të ndryshme.

Skretari i përgjithshëm i kësaj lëvizjeje, pas përfundimit të afatit ligjor për votim, në një konferencë për media, Dardan Molliqaj është shprehur se në këto zgjedhje është shënuar pjesëmarrja rekord e votuesve, si asnjëherë më parë. “Kjo gadishmëri është shenjë se qytetarët i duan ndryshimet”, është shprehur Molliqaj.

Gjatë ditës së sotme është vërejtur e njëjta tentativë për keqpërdorimi. VV ka deponuar mbi 100 ankesa në KZAP, por është ulur në përgjithësi masa e keqpërdorimit, është shprehur ai.

Sipas Molliqajt, gadishmëria e VV – së i ka zmbrapsur manipulimet shkaku se ata kanë qenë në gadishmëri për ta mbrojtur votën e të gjithëve.

“Tash është procesi i dytë, garantimi i mbrojtjes së votës gjatë numërimit”, ka thënë sekretari i Vetëvendosjes në konferencën për media.

Ndërsa shefi i shtabit zgjedhor të VV – së, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Prishtina ka vendosur. Ai është shprehur se në këto zgjedhje lokale është arritur numër rekord i votuesve, që sipas tij, janë shenjë e qartë për ndryshimin e pushtetit në Prishtinë.

Sejdiu ka thënë se pothuajse është dyfishuar numri i votuesve në kryeqendrën kosovre dhe në vitin 2013, në këto zgjedhje lokale, kanë votuar rreth 74 mijë qytetarë.

“Dalja në votime e qytetarëve të Prishtinës është sinjali më i qartë se banorët e Prishtinës kanë vendosur për ndryshime”, është shprehur Sejdiu/Almakos