Home LIFESTYLE Vest: OKB kërkon përtëritjen e rasteve të kthyera të Hagës në Maqedoni

Komiteti për tortura pranë OKB-së nga mesi i këtij muaji kërkoi që të hapen hetime të reja për katër rasteve e kthyera nga Tribunali i Hagës dhe për rastin e gjashtë shqiptarëve të  zhdukur gjatë konfliktit të vitit 2001, shkruan sot gazeta maqedonase “Vest”.

Ky komitet ka vlerësuar se sipas të drejtës ndërkombëtare rastet e krimeve të luftës kundër popullatës civile dhe torturës nuk vjetërsohen dhe nuk mund të mbyllen me amnesti.

Në raport thuhet se nuk guxon askush që të kaloj pa u dënuar për shkelje të të drejtave të njeriut gjatë kohës së konfliktit në Maqedoni.

Prokuroria Publike deri më sot nuk është deklaruar për kërkesën e OKB-së, dhe pyetjet e bëra nga gazeta “Vest” që nga fillimi i këtij muaji.

Katër rastet e Hagës që u kthyen nga Tribunali për t’u gjykuar në Maqedoni u mbyllën me një amnesti të miratuar nga Parlamenti, duke theksuar se nuk ka bazë për hapjen e këtyre proceseve.

Por cilët janë këto katër raste 

  • Rasti i parë është akuza kundër Udhëheqësisë së UÇK-së
  • Tortura ndaj punëtorëve të ndërmarrjes Mavrova, ku sërish akuza rëndon mbi UÇK-në
  • Ndalimi i ujit tek Liqeni artificial i Likovës për banorët e Kumanovës, ku gjithashtu akuza rëndon mbi UÇK-në
  • Rastet e zhdukjes së civilëve shqiptarë dhe maqedonas gjatë konfliktit

Më 19 korrik 2011, Parlamenti i Maqedonisë miratoi interpretmin autentik të Ligjit për Amnesti, duke hedhur poshtë procesuimin e rasteve të Hagës.