Home LAJME Venezuelë – Momenti dramatik, policia qëllon për vdekje demonstruesin 27 vjeçar

4031CC4700000578-4495564-image-m-7_1494502771880-634x356

Ky është momenti tronditës kur një protestues është qëlluar për vdekje me një granatë tymuese nga policia venezueliane.

Viktima i identifikuar si Miguel Castillo, 27 vjeç, po demonstronte kundër presidentit të vendit, Nicolas Maduro i cili ka urdhëruar rishkrimin e Kushtetutës së vendit.

Videoja tregon viktimës të rrethuar nga oficerë të policisë, para se të lihej i zvarritur në mes të një rruge kryesore kur goditet në gjoks nga një bombë tymuese.

Ngjarja është regjistruar në një zonë tejet të banuar në periferi Karakasit, e quajtur Las Mercedes.

Klipi i regjistruar nga një nga dëshmitarët, tregon Castillon të rrethuar nga oficerët. Njëri prej tyre ndez një granatë tymuese dhe ia hedh të riut. I riu ecën zvarrë, ndërsa një tjetër person shkon për ta ndihmuar.

Gerardo Blyde, kryetari i bashkisë së qytetit Baruta, konfirmoi se Miguel Castillo ka vdekur pasi u qëllua midis brinjëve të tij.

‘Miguel ishte djali i një shërbyesi publik të Barutës”

“Ne do të kërkojmë drejtësi të vërtetë”, shtoi ai.

Vendi është zhytur nga trazirat e dhunshme prej disa javësh kundër qeverisë venezueliane.

Henrique Capriles Radonski, guvernatori i shtetit të Mirandës, tha se njeriu përgjegjës për këtë vdekje është presidenti aktual Nicolas Maduro.

Të paktën 1300 persona janë arrestuar deri më tani nga policia vendase.

Aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se më shumë se 250 protestues të ndaluar janë vënë përpara drejtësisë ushtarake gjatë javës së kaluar.

Administrata e presidentit Nicolas Maduro thotë se gjykatat janë pjesë e masave emergjente të domosdoshme për të siguruar sigurinë kombëtare kundër asaj që ata e konsiderojnë si përpjekje të huaj për të rrëzuar me dhunë nga pushteti qeverinë socialiste.