Home LIFESTYLE Venezuela trondit Argjentinën në mes të Buenos Airesit

Kombëtarja e Argjentinës është shokuar në stadiumin Estadio Antonio Vespucio në Buenos Aires para tifozëve të vet. Albicelestët nuk arritën asgjë më shumë se sa një barazim 1-1 ndaj Venezuelas e cila mban vendin e fundit në grupin kualifikues pa asnjë gjasë.

Argjentina në këtë takim u fut me një formacion tejet ofensiv, ku treshen sulmuese e përbënin të mrekullueshmit, më i madhi i këtij sporti, Lionel Messi, sulmuesi më i mirë ekstrem në Serie A, Mauro Icardi dhe anësori më i mirë në Itali, Paulo Dybala.

Por, asnjë një trident kaq i rrezikshëm nuk arriti të thyejë Venezuelan e cila bëri një lojë tejet dinjitoze, me por agresive, duke mos lejuar një humbje.

Pjeas e parë kaloi me dominim të plotë të argjentinasve, por gola nuk pati.

Dy ndeshjet e fundit Icardi luajti si titullar, por nuk shënoi gol për kombëtaren e tij.

Me të nisur pjesa e dytë, Jhon Murillo befasoi vendasit duke shënuar për 1-0 (51’).

Vetëm tri minuta më vonë ishte Feltscher ai që realizoi në portën e gabuar duke realizuar për 1-1.

Deri në fund të takimit tekniku argjentinas Sampaoli bëri disa zëvëndësime të çuditshme duke inkuadruar edhe Pastoren, por e gjitha pa rezultat.

Argjentina vë seriozisht në dyshim kualifikimin në Botërorin, Rusia 2018, pasi ka 24 pikë në vendni e pestë, po aq sa ka Peru në vendin e katërt, me një pikë më shumë se Kili në vendin e gjashtë dhe tri pikë më shumë se Paraguai në vendin e shtatë.

Vetëm katër skuadra kualifikohen nga grupi i Amerikës Latine, kurse vendi i pestë luan në playoff.