Home LAJME Vendosje e asistencës personale për inkuadrim social të personave me pengesë

133718148

Shërbime për asistencë personale dhe rehabilitim profesional, siguroi projekti dyvjeçar “Avancimi i shërbimeve për inkuadrim social”.

Në prezantimin e përfitimeve nga vendosja e shërbimeve sot në sheshin “Maqedonia” persona me pengesë prezantuan prodhimtari të prodhimeve konkrete, si dhe se aktivisht mund të inkuadrohen në jetën shoqërore dhe profesionale, të përdorin transport publik, të punojnë dhe ta vazhdojnë procesin arsimor dhe të jetojnë në mënyrë të pavarur, më cilësore dhe më mirë.

Shfrytëzues i projektit është Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, ndërsa e realizon WYG  International Ltd.

Shtatëdhjetë persona me pengesë trupore dhe 70 asistentë personal, me mbështetje nga nëntë ofrues të shërbimeve në nivel kombëtar, ishin të përfshirë në pilotimin e shërbimit asistencë personale. Konkluzionet, propozimet dhe sugjerimet e tyre, siç informuan bartësit e projektit, jashtëzakonisht kanë kontribuuar në krijimin e shërbimit sipas masës së tyre. Krahas standardeve, programeve dhe propozimeve të përpunuara për ndryshim të rregullativës ligjore, ky projekt ka qëllim përfundimtar që të bëhet një nga shërbimet për mbrojtje jashtë-institucionale. Në këtë mënyrë, shpjegojnë, t’u mundësojë të gjithë personave me pengesë të cilëve u nevojitet, inkuadrim më i mirë në shoqëri, jeta publike dhe sociale, vazhdim i procesit arsimor dhe rehabilitimit profesional.

Projekti përfshiu edhe përforcim të kapaciteteve të profesionistëve të cilët punojnë me persona me pengesë dhe promovim të sistemit për rehabilitim profesional si pilot aktivitet në nëntë organizata, institucione dhe qendra.