Home LAJME Vdiq studenti amerikan i liruar nga burgi në Korenë Veriore

133743487

Studenti amerikan Oto Uarmber, i cili është  liruar nga burgu pasi që është mbajtur në robëri në Korenë e Veriut për më shumë se 15 muaj, ka vdekur pasi është kthyer në shtëpi.

Njoftimin e dha familja e tij dje pasdite.

Uarmber u kthye në Shtetet e Bashkuara javën e kaluar në gjendje kome. Mjekët në qytetin e tij Sinsinati të Ohajos thanë se 22-vjeçari kishte pësuar dëmtime të rënda në tru kur mbahej në Korenë e Veriut, por nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi komën.

“Është detyra jonë e trishtuar të raportojmë se djali ynë, Oto Uarmber, e ka përfunduar udhëtimin e tij për në shtëpi”, tha familja e tij në një deklaratë. “Keqtrajtimi i tmerrshëm të cilit djali ynë iu nënshtrua në duart e koreanoveriorëve bëri që ky të ishte rezultati i vetëm i mundshëm”, tha familja.

Sipas autoriteteve të Koresë së Veriut tha se ai është helmuar me ushqim, por, sipas familjes, Uarmber është keqtrajtuar në paraburgim.

Koreja e Veriut tha se Uarmber ra në komë shumë shpejt pasi u dënua në mars të vitit të kaluar nën akuzën se kishte vjedhur një poster politik nga një hotel i Koresë së Veriut.

Por familja Uarmber e ka vënë në dyshim këtë pohim, duke thënë se ishte regjimi i izoluar i Penianit që e “brutalizoi” djalin e tyre, si dhe një ekip i mjekëve amerikanë ka kundërshtuar po ashtu versionin e Koresë së Veriut.

Presidenti amerikan, Donald Tramp, tha se SHBA e dënon “brutalitetin e regjimit të Koresë së Veriut”.