Home LAJME Vazhdon mbledhja për zgjedhje të qeverisë

133716702 (1)

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në mesditë duhet ta vazhdojë mbledhjen për zgjedhje të qeverisë së re, ndërsa më së voni deri në mesnatë edhe ta votojë vendimin e propozuar me së paku 61 vota.

Debati filloi dje, pasi që mandatari Zoran Zaev e arsyetoi propozim-programin qeveritar.

Zaev paralajmëroi reforma dhe ndryshim në mënyrën e udhëheqjes së politikës në Maqedoni. Përmendi se tre qëllimet kyçe do të jenë ekonomia, institucionet profesionale dhe drejtësia, si dhe Bashkimi Evropian dhe NATO-ja. Në fokus të qeverisë së tij do të jetë edhe jurisprudenca, segment në të cilin, siç theksoi mandatari, janë planifikuar reforma më serioze.

Pas fjalimit të Zoran Zaevit, deputetët nga VMRO-DPMNE vlerësuan se programi i ofruar qeveritar është realisht i parealizueshëm, posaçërisht në pjesën e ekonomisë, ndërkaq kandidatët e propozuar për ministra  nuk kanë kapacitet t’i përgjigjen lartësisë së detyrës. Sipas LSDM-së, ndërkaq, suksesi dhe realizimi i të gjitha projekteve të parapara janë të garantuara sepse bazohen në projeksione dhe mundësi  reale dhe sepse ekipin qeveritar e përbëjnë njerëz të dëshmuar në profesionin e vet.

Propozim-përbërja e qeverisë së re është pika e vetme në rendin e ditës së mbledhjes së dytë të Kuvendit të RM-së. Qeveria duhet të zgjedhet dy ditë pas fillimit të mbledhjes, përkatësisht më së voni sonte në mesnatë, ndërkaq për të është e domosdoshme të votojnë së paku 61 deputetë.

Në qeverinë e re, sipas propozim-përbërjes që e parashtroi mandatari Zaev, minsitri do të kenë LSDM, BDI dhje Aleanca për shqiptarët, të cilët kanë shumicën prej 62 deputetëve në Kuvendin 120-anëtarësh.

Radmilla Shekerinska është propozuar minsitre e Mbrojtjes, oliver Spasovski – për Punë të jashtme, Dragan Tevdovski – për Financa, Nikolla Dimitrov – për Punë të Jashtme, Renata Treneska Deskovska – prë Arsim dhe Shkencë, Goran Sugarevski – për Transport dhe Lidhje, Ljupço Nikollovski – për Bujqësi, Milla Carovska – për Punë dhe Politikë Sociale, Damjan Mançeski – për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Robert Allagjozovski – për Kulturë. Koço Angjushev është propozuar ministër pa resor dhe do të jetë zëvendëskryeminsitër për çështje ekonomike. për ministra pa resor janë propozuar edhe Edmond Ademi, Robert Popovski, Adnan Qahil, Samka Ibraimovski, Zoran Shapuriq dhe Zorica Apostollovska.

Ministra të propozuar nga BDI do të jenë Hazbi Lika, Bujar Osmani, i cili do të jetë zëvendëskryeminsitër për eurointegrime dhe Ramiz Merko, Sadulla Duraku është propozuar minsitër i Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kreshnik Bekteshi ministër i Ekonomisë dhe Bylent Saliu ministër i Drejtësisë.

Ministër i Vetëqeverisjes Lokale është propozuar Suhejl Fazliu, ndërsa minsitër i Shëndetësisë Arben Taravari. Fazliu dhe Taravari janë propozime të Aleancës për shqiptarët.