Home LIFESTYLE Vazhdon kriza e Shkëndijës

Kriza e Shkëndijës vazhdon, kuqezinjtë e Tetovës pas dy hymbjeve në teren të vet, nga Vardari dhe Shkupi, të dielën pasdite luajtën 0-0 si mysafir të Shkupit në Cair.

Trajneri Jeton Beqiri nuk arriti të gjej mënyrën se si ta kthej skuadrën e e tij shtigjeve të vjetra-atë të fitoreve. Ai nuk arriti të gjej formulën se si t’i kundërpërgjigjet taktikës defensive të kolegut të tij Visar Ganiu, qëllimi i të cilit ishte të mos humb në këtë ndeshje.
Futbollistët e Shkëndijës gjatë tërë 90 minutave kishin dominim të lehtë në fushë, patën edhe posedimin e topit, edhe disa raste nga Hasani, Alimi, Ibraimi, por asessi të thyejnë mbrojtjen e fortë të Shkupit. Fajtor për këtë ishte edhe portieri sypatrembur Zendeli që ndalte me lehtësi gjuajtjet e tyre.

U pa se humbjet e fundit kishin lënë pasoja të mëdha te futbollistët e Shkëndijës. Trajnerin Beqiri e pret punë e madhe për ta rikthyer ekipin në gjendje të mëparshme. Në anën tjetër, Shkupi ishte orientuar në fazën defensive dhe përmes kundërsulmeve mundoheshin të rrezikojnë portierin Jovanovski.Patën disa gjysmëraste që nuk mjaftonin për fitore.
Ndryshe, derbi sot u ndoq nga një numër i madh i shikuesve. Tribuna kryesore ishte përplot me futbolldashës. Shvercerat nuk u ndalën për plot 90 minuta duke mbështetur skuadrën e tyre të zemrës, pa fyerje për skuadrën mike.

The post Vazhdon kriza e Shkëndijës appeared first on Shqipmedia.