Home LAJME Vapa të mëdha regjistrohen në shtetet amerikane jugperëndimore

133743889

Kompanitë ajrore i anuluan fluturimet për në Feniks, ndërsa mjekët i paralajmëruan njerëzit që të mos dalin në qoftë se nuk kanë nevojë urgjente, pasi vapët e mëdha goditën shtetet federale amerikane jugperëndimore.

Arizona është më shumë e goditur nga vapa, ndërsa temperatura të larta janë matur edhe në Nevada dhe Kalifornia. Në Las Vegas temperaturat arrijnë edhe deri në 47 gradë Celsius.

Në kushte të temperaturave shumë të larta për aeroplanët është e vështirë të fluturojnë dhe “Amerikan erlajns” anuloi rreth 40 fluturime për në Feniks. Rezet e dyerve të dyqaneve janë mbuluar që blerësit të mos digjen.

Autoritetet i paralajmëruan njerëzit që të kenë kujdes, kur hyjnë në automobila, t’i mbajnë fëmijët luhatëseve në parqet e fëmijëve dhe të mos i shëtisin kanakarët nëpër asfalt dhe pllakat e trotuareve, për shkak se mund t’i djegin shputat.

Rreth 130 persona e kanë humbur jetën vitin e kaluar nga vapa në Feniks dhe Las Vegas, ndërsa mijëra pacientë kërkuan ndihmë mjekësore.