Home SPORT Van Der Vaart humb Botërorin

Van Der Vaart humb Botërorin

Holanda nuk do të mund të llogaris në shërbimet e mesfushorit Rafael van der Vaart, për Kampionatin botëror, për shkak të një lëndimi.

Van der Vaart u dëmtua gjatë seancës stërvitore të martën, në kampin e Holandës në Portugali, dhe si rezultat, do të mungojë në garën e rëndësishme në Brazil.

30-vjeçari ishte pritur të inkuadrohej në listën finale prej 23 futbollistëve, por problemet fizike ia humbën mundësinë që të paraqitet në Botërorin e tretë në karrierën e tij. Van der Vaart ishte futbollisti më me përvojë në skuadrën e Holandës, me 109 paraqitje për ekipin Kombëtar, pas debutimit nën drejtimin e Van Gaalit më 2001.

Tërheqja e tij është një goditje e rëndë për finalistin e Botërorit 2010 që po ashtu për shkak të lëndimeve ka mbetur pa mesfushorin Kevin Strootman dhe mbrojtësin Gregory van der Wiel.

Van der Vaart pritet të zëvendësohet nga kapiteni i PSV-së, Georginio Wijnaldum ose i riu i Feyenoordit, Tonny Vilhena.