Home LIFESTYLE UT, Ameti rizgjidhet në postin e Rektorit

Vullnet Ameti për të dytën herë radhazi është rizgjedhur në postin e rektorit të Universitetit të Tetovës. Me 22 vota pro dhe asnjë kundër, Ahmeti ka fituar garën për postin e rektorit ndaj kandidatit Alifeta Selimin, prorektor i financave, i cili ka grumbulluar vetëm tri vota të Senatorëve. Votimi për rektor të Universitetit të Tetovës ka qenë i fshehtë, ndërsa zgjedhjet i ka organizuar komisioni i senatit. Ameti në konferencën solemne për shtyp, është zotuar se besimin e dhënë nga senatorët, do e shndërrojë në punë dhe në angazhim për krijimin një Universiteti me performanca ndërkombëtare.