Home LAJME USSH: Ne studentët nesër të protestojmë në Shkup, të tregojmë se jemi...

Edhe Unionin Studentor Shqiptar i përkrahë fuqimisht protestat që priten të mbahen nesër në Shkup, duke thënë ‘ta ndalim dhunën e vazhdueshme ndaj shqiptarëve’.

Më poshtju ju sjellim të plotë kominkatën e USSH:

“Unioni Studentor Shqiptar përshëndet formimin e Këshillit Organizativ për rastin e montuar politik “Monstra”, si nevojë e të qenurit publik dhe transparent ndaj kërkesave legjitime të shqiptarëve të Maqedonisë.

Njëkohësisht apelojmë deri te të gjithë qytetarët e posaçërisht bartësit e progresit shoqëror – studentët, që të përkrahin protestat e paralajmëruara, me çka do të tregojmë se ne jemi dhe gjithmonë do të jemi me popullin e sakrificave, me popullin shqiptar.

Besojmë që të gjitha ata që do t’u bashkangjiten protestave , do të jenë paqësor,dinjitoz dhe konform kulturës sonë kombëtare dhe fetare.”/Almakos